“Telenovelat e “bandës” së Martinajt vazhdojnë”, gazetari: Shefat e krimeve i njohin, por nuk flasin

Gazetari Flamur Vezaj, i cili ndonëse i larguar nga Shqipëria vazhdon të denoncojë heshtjen e autoriteteve të drejtësisë përballë krimit.

Duke iu referuar një video të publikuar së fundmi në media, ku persona të armatosur qëllojnë  të pa shqetësuar nga policia, sipas tij në emër të shefit Ervis Martinaj, një emër i njohur dhe me shumë precedentë kriminalë.

Reagimi:
Cdo jave, se nuk po them me shpesh, ne media po publikohen pamje te kamerave te sigurise ku “ushtaret” Elvis Martinajt qellojne me arme persona te ndryshem si neper filma me kauboj! Ne te gjitha rastet, objekt te sulmit jane ish-pronar dyqanesh te lojrave te fatit te cilet nuk pranoni t’ia shisnin biznesin kompanive te Elvis Martinajt! Po ka edhe me keq, burimet thone se mes viktimave te ketij grupi kriminale ka edhe nga ata persona qe nuk kane pranuar te paguajne “taksen” ne forme gjobe te “banda” e drejtuar nga Martinaj!
#Ne keto video, qe policia dhe prokuroria i disponon prej kohesh, por qe justifikohen se nuk kane identifikuar personat qe shfaqen me arme dhe duke qelluar ne emer te “shefit” Martinaj, duken qarte personazhet qe te gjithe shefat e krimeve te policise i njohin por nuk kane fol e nuk flasin! Disa prej tyre tashme jane vrare (me sloganin e KM “henkshin kokat e tyre)! Ne keto pamje, te ngjarjeve te ndodhur edhe dy vite me pare e ne vazhdim, dallohen tashme te vrarit si Fabian Gaxha e Santiago Malko, apo edhe i plagosuri tjeter ne ngjarjen e ish-bllokut Eljon Hato qe levizin e qellojne me arme te pashqetesuar nga policia! Por jo vetem keta, ne pamjet e fundit butimet thone se duket paster edhe shtetasi Ergers Mihasi, personazh i njohur edhe ky si ushtar i bindur i “urdherave” te Ervis Martinajt, i cili nuk ngurron te shkrep pistoleten ne drejtim te shtetasit R.Toma! Por qe per policine e Prokurorine e Kurbinit, mbetet personazh i paidentifikuar “me dashje”! Jo vetem kjo ngjarje, por edhe video te tjera te ngjashme jane shfaqur ne media dhe asnje akuze konkrete per autoret ne ate kohe apo “shefin” e tyre! Te ndodhur ne keto kushte, disa nga viktimat e kesaj “bande” qe vazhdon aktivitetin kriminale, duke pare se shteti (policia e prokuroria) nuk po vepronte per ti arrestuar, jane mobilizuar ne zbatim edhe te porosise se KM (henkshin kokat e tyre) dhe kane bere e po bejne vetgjyqesi qe nuk dihet kur do te ndalojne! E dosjet e ketyre peronazheve si ne polici e prokurori po vazhdojne te pluherosen nga “harresa” ne pritje te parashkrimeve te vepres penale, mosfillimit te hetimeve per mungese te provave apo edhe pasi te “hane kokat e tyre”! Ndersa per te pasionuarit e “telenovelave” me kauboj te filmuara nga kamerat e sigurise, prisni serine dhe ngjarjen e radhes dhe mos u çudisni!
#Policia:hetimetvazhdojne#
#Prokuroria:presimprovangapolicia#
#Kriminelet,livadhisin_rrugeve#