Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Teliti: Shteti me politika selektive ndaj biznesit, paketa me 5 pika zgjidhja e problemit
Drejtori i Kabinetit në Partinë Demokratike Dorian Teliti akuzon qeverinë se ka një qasje selektive ndaj bizneseve të dëmtuara nga tërmeti dhe vëmendjen e shtetit e kanë vetëm “oligarkët e kryeministrit”. Ai shpreh shqetësimin se biznesi i vogël dhe ai fason po shkojnë drejt falimentimit, e kjo për shkak të autoriteteve.
“Sot vizituam një biznes fason nē zonën e Shkozetit, një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti. Zamiri, administratori i këtij biznesi fason paralajmëron falimentin ndërsa askush nuk ka shkuar, qoftë edhe për të parë çfarë ka ndodhur, pas 26 nëntorit aty.
Shqiptarët po e ndajnë jetën në dy kohë para dhe pas 26 nëntorit. Ndërsa para kësaj date ky biznes, me gjithë litarin në fyt nga taksat, mund të organizonte punën dhe të mbante të punësuar me dhjetëra familje, sot gjendet përballë pamundësisë për të mbyllur muajin.
Ndërsa 30% e forcës punëtore në këtë biznes janë larguar pas dëmtimeve që kanë marrë nga tërmeti në familjet e tyre, edhe ata që janë rikthyer në punë tashmë janë larg për të ardhur çdo ditë, kosto të larta transporti. “, shkroi Teliti në Facebook, ndërsa shtoi se biznesi kërkon lehtësira.
“Implementimi paketës prej 5 pikash i propozuar nga PD që i përjashton për një kohë të caktuar (deri në rimëkëmbje) nga taksat është zgjidhje emergjente, që e mirëpresin. Po ashtu edhe shtyrja e pagesave të sigurimeve shoqërore e shëndetësore do të ndihmonte shumë për një frymëmarrje në këto lloje biznesesh. “, vazhdoi ai.
Teliti mendon se sjellja selektive dhe partiake, nuk është zgjidhja.
“Shqipëria para 26 nëntorit ishte në ditë kritike për shkak të PPP dhe politikave korruptive të qeverisë. Pas 26 nëntorit emergjencë mbetet mbajtja e situatës larg humnerës ekonomike. Të anullohen kontratat koncensionare korruptive dhe të shpërndahen ato 150 milionë dollarë të parashikuara për oligarkët e të shkojnë në shërbim të atyre që kanë më shumë se sa nevojë për të qëndruar në këmbë.”