Flash News

KRYESORE

Temperatura deri në -10ºC dhe stuhi ere, njihuni me parashikimin e motit për këtë javë

Me diell, por me temperatura të ulëta dhe ngrica. Kështu është parashikuar të jetë moti për këtë javë të janarit në të gjithë vendin tonë sipas Shërbimit Meteorologjik.

Po ashtu, gjatë ta martës dhe të mërkurës do të ketë sërish stuhi ere.

“Për shkak të masave ajrore të thata dhe me origjinë veriore në qarkullim kryefjala e motit për këtë javë do të jenë ditët me diell. Përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat kalimtare për ditën e Hënë në zonat malore të verilindje dhe juglindjes deri në orët e mesditës.

Më pas vranësirat e pakta kalimtare do të ketë ditën e Enjte kryesisht përgjatë orëve të mesditës dhe ato të pasdites.

Për tu theksuar është se temperaturat në orët e mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit duke krijuar ngrica të forta kryesisht përgjatë relieveve malore. Me pikun më të lartë ditën e Martë dhe të Mërkurë temperaturat minimale pritet të arrijnë nga -10ºC në zonat malore deri në -1ºC në zonat bregdetare.

Gjithashtu për tu theksuar është se si përgjatë ditës së Hënë dhe atë të Martë do të ketë erë intensive (stuhi ere) me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që do të arrijë deri në 20-30m/s. Intensiteti i erës do të bjerë nga dita e Mërkurë duke fryrë e qetë”, shkruan SHMU.

Të fundit