Flash News

KRYESORE

Temperatura më të larta, por edhe shi/ Si do të mbyllet muaji nëntor

Temperatura më të larta, por edhe shi/ Si do të mbyllet muaji

Edhe pas ditë na ndajnë nga mbyllja e muajit nëntor dhe përgjithësisht ky muaj ka qenë më i ngrohtë krahasuar me vitet e kaluar.

Sinoptikania Adiola Bami thotë se muaji  nëntor pritet të mbyllet me temperature normale, madje do të ketë një rritje prej  2-3 gradësh celsius.

“Parashikohet që muaji nëntor të mbyllet me reshje, pasi do të ketë plotësuar kuotën mujore për pjesën më të madhe të territorit ndërsa temperaturat do të jenë më të larta se vlerat normale klimatike kryesisht vlerat e mesditës pasi do të jenë 2-3 gradë më të larta se vlerat normale klimatike”, shpjegon Bami.

Sa i përket ditës së nesërme, sinoptikania sqaroi se priten reshje shiu pothuajse në gjithë vendin. Kështu që mos harroni çadrat.

Të fundit