Flash News

KRYESORE

Temperatura në Kanada arrin në 35°C, vdesin 54 persona brenda një jave

Temperatura në Kanada arrin në 35°C, vdesin 54 persona brenda

54 persona kanë vdekur në Kanada gjatë javës së fundit si pasojë e një vale të nxehti që ka përfshirë provincën e Quabec. Viktimat janë të moshës 50 deri në 85 vjeç dhe në pjesën më të madhe ishin të moshuar që jetonin të vetëm në banesa.

Temperaturat në këtë provincë të Kanadasë kanë arritur në 35 gradë celsius, për për shkak të lagështirës, në disa zona ajo është perceptuar si të ishte 45 gradë celsius.

Autoritet kanë paralajmëruar banorët se këto ndryshime klimaterike do të jenë më të shpeshta, ndaj ata duhet të marrin masa, si dhe të përshtaten me këtë situatë.

Të fundit