Flash News

KRYESORE

Temperatura të larta, ngordhin kuajtë

Temperaturat tejet të larta janë bërë shkak për ngordhjen e dhjetëra kuajve australianë që u gjetën në një kanal të tharë uji.

Ralph Turner gjeti kafshët masive të ngordhura javën e kaluar, rreth 20 km në verilindje të Santa Terezës në territorin verior të vendit.

Fotot e rënda janë postuar në Facebook dhe tregojnë dhjetëra kuaj të ngordhur dhe të shpërndarë në zonë.

"Unë thjesht nuk mund të besoja diçka të tillë që ndodhi këtu, hera e parë që ndodh kështu", tha z. Turner.

Zona ka përjetuar mot të nxehtë me një rekord 12 ditor me temperatura 42 gradë C. Ai tha se kuajt mund të kenë ngordhur si rezultat i dehidrimit të rëndë duke pasur parasysh motin ekstrem.

 

Të fundit