Flash News

KRYESORE

Temperaturat e larta, 24 orët e fundit shpërthejnë zjarret në Dibër, Vlorë dhe Elbasan  

Temperaturat e larta, 24 orët e fundit shpërthejnë zjarret

Temperaturat e larta dhe rënia e zjarreve në disa qendra të vendit ka alarmuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Emergjencat Civile,  pasi situata mund të dalë jashtë kontrollit sepse temperaturat mbeten ende të larta dhe rreziku i zjarreve është evident.

“Ne çdo prefekturë janë ngritur shtabet e emergjencës dhe janë në gadishmëri për të përballuar çdo situate, thuhet  në një publikim zyrtar të MPB. Ndërkohe, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile perserit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198”, thuhet nga MPB.

Përgjate 24 oreve të fundit ka patur 2 vatra zjarri në pyje në Dibër dhe Vlorë, me dëme të konsiderueshme, ndërsa shërbimet zjarfikese kanë ndërhyre megjithë vështirësite e terrenit.

Po ashtu, jepen të dhëna për Qarku Dibër, ku thuhet se “Në fshatin Zogjë, Njësia Administrative Shupenzë, Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu. Shërbimi vendor i MZSH Dibër, ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore gjatë natës deri në mëngjes për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar dhe punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura si dhe banorë të zonës. Pas një pune të gjatë, zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me pyll ahu”.

Edhe në Qarku Vlorë, në fshatin Zvërrnec, Njësia Administrative Qendër, Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Vlorë ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe pisha, ndersa një gabinë elektrike që ndodhej afër zjarrit pësoi dëme materiale.

Zjarre ka patur edhe në Qarkun Elbasan, në fshatin Malasenj, ka rënë zjarr te një hotel. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Elbasan ka dërguar në vendngjarje automjete zjarrfikës me personel, të cilët kanë shuar me shpejtësi zjarrin qe nuk ka krijuar dëme.

Të fundit