Flash News

KRYESORE

Temperaturat e larta, Bashkia e Tiranës shpall gjendjen e emergjencës për mungesën e ujit

Temperaturat e larta, Bashkia e Tiranës shpall gjendjen e emergjencës

Temperaturat e larta dhe thatësira që ka kapluar të gjithë vendin ka bërë që Bashkia e Tiranës shpallë gjendjen e emergjencës për ujin e pijshëm.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në mbledhjen e task forcës së ujit të pijshëm tha se 10-15% e qytetit gjatë kësaj periudhe do të jenë në krizë për sa i takon furnizimit me ujë për shkak të rënies së nivelit ujit të burimeve dhe rezervuarave. 

Do të ketë masa të rrepta për kundravajtësit, ata që shpërdorojnë uji që kryesisht janë lavazhet dhe pishinat.

Nga e premtja termometri do të shënojë deri në 41 gradë. Kjo rrit edhe rrezikun e zjarreve, ndaj kryebashkiakut Veliaj i bën thirrje qytetarëve të telefonojnë emergjencat në numrin 112.

Edhe në disa vende të Europës për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të zjarrit është shpalluar gjendja e emergjencës.

 

 

Të fundit