Flash News

KRYESORE

Temperaturat e larta dhe pa reshje, KESH: Masa për sigurinë e sistemit energjitik

Temperaturat e larta dhe pa reshje, KESH: Masa për sigurinë e sistemit

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare po merr masa për sigurinë e sistemit energjitik.

Sipas të dhënave zyrtare, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës shënon rreth 269.80 metra, ose 12.51 metra nën nivelin mesatar të dhjetë viteve të fundit. Ndërkohë që prurjet janë vetëm 25m3/s. Në këto kushte, për të mos cënuar sigurinë e sistemit energjitik, koorporata elektroenergjitike do të rishikoje programet e saj të prodhimit, në mënyrë që të garantohet operim i vazhdueshëm dhe i sigurt i sistemit.

Aktualisht, KESH ka ulur në minimum prodhimin, duke plotësuar vetëm pjesën e humbjeve në transmetim dhe 1600 Mwh në ditë për OSHEE. Prej dy muajsh vendi është duke importuar energji në sasi të mëdha për të përballuar konsumin vendas, por situata sipas parashikimeve duket të kërkojë vëmendje dhe kujdes për sigurimin e energjisë edhe për shtatorin.

 

 

Të fundit