Flash News

KRYESORE

Temperaturat e larta të mesditës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon ndihmë urgjente

Ndërsa në ambientet e kondicionuara të Kuvendit të Shqipërisë vijon debati mbi projektligjin për Teatrin Kombëtar, jashtë godinës qytetarë dhe artistë të shumë po protestojnë prej orës 10.00 kundër miratimit të tij.

Ndërsa orët kalojnë, vështirësitë sa vijnë e rriten për protestuesit në sheshin “George W Bush” për shkak të rritjes së temperaturave.

Në këto kushte, protestuesit janë të vendosur për të rezistuar, por Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon ndihmë për disa çadra dielli.

“Jemi live në qëndresën para parlamentit. Ne do vijojmë rezistencën këtu për të kundërshtuar kalimin e projektligjit.

Kërkojmë ndihmën e qytetarëve për të na mundësuar disa çadra dielli për arsye të temperaturave të larta në shesh”, shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Të fundit