Flash News

KRYESORE

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës, regjistrohen 7 viktima në Europë

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës, regjistrohen 7 viktima

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën në Alpet e Evropës Qendrore gjatë fundjavës për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe rrëshqitjes së ortekëve. Rastet fatale janë shënuar në Gjermani, Austri dhe Itali.

Viktimat nga ortekët janë dy skitorë gjermanë në malet “Vorarlberg” të Austrisë, ndërsa një tjetër vdiq afër Salzburgut. Në rajonin e Bavarisë, në Gjermani, një person vdiq pas rrëzimit të një lisi, ndërsa një vajzë humbi jetën nga rrëshqitja e ortekut në malet “Teisenberg”.

Dy viktima të tjera janë raportuar në Alpet Italiane, në lartësi mbidetare prej 2800 metrave në pjesën veriore të Torinos.

Ndërkohë, autoritetet janë duke i vazhduar kërkimet për disa njerëz tjerë të zhdukur në Alpe.

Zyrtarët e kanë aktivizuar nivelin e dytë të alarmit për ortekë në pjesën austriake të Tirolit dhe në pjesën më të madhe të Alpeve Bavareze.

Të fundit