Flash News

KRYESORE

Temperaturat e ulëta, humb jetën një person në Korçë

Temperaturat e ulëta, humb jetën një person në

Një 58-vjeçar nga Korça është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm nga banorët e zonës, në fshatin Ravonik.

Sipas informacioneve të para, viktima është shtetasi me iniciale J.P, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe dyshohet se ka pësuar atak kardiak nga i ftohti.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit.

Të fundit