Flash News

KRYESORE

Temperaturat e ulta, OSHEE merr masa për lehtësimin e ngarkesës në rrjet

Temperaturat e ulta, OSHEE merr masa për lehtësimin e ngarkesës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se po punohet për rritjen e sigurisë në furnizimin me energji elektrike në kryeqytet.

Sipas OSHEE, masat e ndërmarra pritet të lehtësojnë ngarkesën në rrjet, përgjatë këtyre ditëve me temperatura të ulëta.

“Drejtoria Rajonale Tirane, Njesia 1, janë duke punuar aktualisht për rritjen e sigurisë në furnizimin me energji elektrike, duke ndërhyrë në dy fidra pranë Unazës se Re, Astiri, etj. Këto masa pritet të lehtësojnë ngarkesën në rrjet përgjatë ditëve me temperatura të ulëta”, njofton OSHEE.

Të fundit