Flash News

KRYESORE

Temperaturë, kollë..., shefja e Sanatoriumit tregon simptomat e para të gripit të derrit

Temperaturë, kollë..., shefja e Sanatoriumit tregon simptomat e para

Sot, është shënuar viktima e parë e dyshuar nga virusi i gripit të derrit në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Bëhet fjalë për një 48-vjeçar nga Elbasani, A.Sula, i cili sipas mjekëve ende nuk ka konfirmim të plotë nëse ishte i prekur nga ky virus, por konfirmojnë se viktima vuante edhe nga patologji kronike.

Alma Cani, shefja e reanimacionit në spitalin “Shqefqet Ndroqi” ka sqaruar se cilat janë shenjat e para të këtij gripi dhe si duhet t’i trajtojmë ato.

“Shenjat e para janë temperatura të larta, kollë me sekrecione, dhimbje koke, dhimbje fyti apo kyçesh. Nëse nuk trajtohen duke marrë antigripalët kalojnë në komplikacione që shfaqen me pneumoni dhe ndjeshmëria është më e madhe te ata pacientë që kanë probleme kronike. Duhet të jenë të kujdesshëm dhe duhet të bëjnë vaksinimit”, apeloi mjekja në një prononcim për mediat.

Të fundit