Flash News

KRYESORE

Temperaurat e larta, kontroll autobusëve për hapjen e kondicionerëve në linjat urbane

Temperaurat e larta, kontroll autobusëve për hapjen e

Gjatë verës kur termometri shënon rreth 40 gradë celsius, udhëtimi me autobusët urban pa kondicionerë është një ndër problematikat më të mëdha të qytetarëve të cilët e kanë denoncuar këtë përmes aplikacionit “Tirana ime”.

Agjencia e mbrojtjes së konsumatorit, institucioni përgjegjës për kontrollin e shërbimit të transportit qytetas ka nisur intensivisht inspektimet në transportin publik  për kushtet e udhëtimit, kondicionerët, frekuencat dhe etikën e punonjësve. Ora News ndoqi nga afër inspektimin e një grupi kontrollorësh në disa linja që operojnë ne Tiranë. Në dy muajt e fundit, kontrollorët e transportit publikë kanë vendosur 98 gjoba kryesisht për mos ndezjen e kondicionerëve.

Estref Agalliu, kontrollori i transportit publik në Bashkinë e Tiranës u shpreh se përmes sistemit të pikëzimit me të cilin po operon ky shërbim, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorëve në rast të shkeljeve të përsëritura propozon edhe heqjen e licencës: “Me ajrin e kondicionuar, firmat kanë pasur abuzime të shumta. Si rezultat i masave administrative të marra nga ana jonë, kanë arritur që shumica e tyre të ndezin kondicionimet. Gjatë dy muajve të parë janë vendosur 98 gjoba, të cilat kanë qenë për probleme të ndryshme si vonesat, pastërtia dhe kondicionimi i cili është problemi i ditës. Gjobat në kontratë parashikohen deri në 20. 000 lekë.  Kontrollorët e bashkisë së Tiranës kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve për të denoncuar rastet kur konstatohen probleme apo shkelje e mësipërme. Agalliu: Në qoftë se shoferët abuzojnë me mos ndezjen e kondicionerëve na lajmëroni menjëherë tek “Tirana ime”.

Agjencia e mbrojtjes së konsumatorëve do të vazhdojë inspektimet gjatë gjithë kohës së operimit të këtij shërbimit, ndaj operatorët duhet të jenë më të kujdesshëm duke ofruar të gjithë komoditetin qytetarëve dhe duke respektuar kontratën më bashkinë e Tiranës.

Të fundit