Flash News

KRYESORE

“Tender kompanisë së gjobitur”, kryebashkiaku i Gramshit pezullon procedurat e kontratës pas denoncimit të PD

Kreu i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe ka urdhëruar pezullimin e procedurave të mëtejshme të lidhjes së kontratës me kompaninë që mori tenderin për “Blerje dru zjarri për nevojat e shkollave për vitin 2019”.

Ky urdhër vjen një ditë pasi Partia Demokratike e denoncoi për shkelje të bërë nga kryetari i bashkisë, i cili i ka dhënë tender një kompanie që gjendet nën sekuestro, sepse nuk ka paguar gjobat për prerjen e pyjeve.

Zëdhënësja Ina Zhupa informoi se Taçe ka shpallur fituese kompaninë të vetme në garë “Al-Mexwood”sh.p.k” me ofertën në vlerën 5 .863. 650 Lek dhe se sipas saj, kjo kompani ka mbështetjen e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Ndërkohë, Taçe ka reaguar në një status në Fb ku shkruan se “dokumentacioni i paraqitur pranë bashkisë dhe komisionit të prokurimit është i rregullt dhe afati kohorë i dokumenteve është brenda afatit të procedurës së tenderimit, ndërsa gjatë afatit të çeljes së procedurave të tenderimit, firma në fjalë ka qënë i vetmi operator ekonomik qe ka aplikuar

Po ashtu, ai e cilëson denoncimin e PD si sulm politik.

Të fundit