Flash News

KRYESORE

Tendera ‘sekret’, PD i kërkon KLSH-së të hetojë Qeverinë

Tendera ‘sekret’, PD i kërkon KLSH-së të hetojë

Pas denoncimeve publike për tenderat e cilësuar “sekretë”, Partia Demokratike ka kërkuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të hetojë tenderat abuzive të disa ministrive. Sipas një komunikate për mediat, PD tregon se i kërkon KLSH-së të hetojë disa tendera të bëra nga Ministria e Shëndetësisë, e Mbrojtjes apo dhe e Drejtësisë. Sipas Partise Demokratike këto tendera janë të paktën 17 tendera të kryer nga tre ministritë në fjalë, ku dyshohet se paratë janë përdorur në mënyrë abuzive.

“Të gjitha këto procedura, për aq sa janë bërë publike, provojnë paracaktimin e fituesve dhe një rritje fiktive të çmimeve të blerjes së mallrave të prokuruara. Pjesa dërrmuese e kontratave është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe nuk është bërë as publikimi i ofertave, as publikimi i kontratës.”- thuhet në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Aty shpjegohet se pjesa dërrmuese e procedurave janë klasifikuar në kundërshtim flagrant të ligjit si procedura sekret, duke eleminuar çdo minimum transparence mbi to”.

Më herët, Partia Demokratike ka denoncuar se kontratat dhe tenderat sekret janë kryer me çmime abuzive, dy deri në tre herë më të larta se tregu. Për këtë aryse PD i është drejtuar KLSH-së që të hetojë tenderat. Partia Demokratike kërkoi nga KLSH bashkëpunim për auditimin në një kohë sa më të shpejtë të mundshme të këtyre procedurave të prokurimit.

Leter KLSH per tenderat sekret (2)

 

Të fundit