Flash News

KRYESORE

Tenderat e fituara nga nipi Sadri Abazit, reagon inxhinieri: Më është keqpërdorur diploma

Tenderat e fituara nga nipi Sadri Abazit, reagon inxhinieri: Më

Inxhinieri Bekim Selmani, thotë se diploma e tij u keqpërdor nga kompania “Alko-Impex” e nipit të deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi i cili ka fituar tenderat publikë.

Ai thotë se është njoftuar nga mediat teksa shton se ka punuar pranë kompanisë në fjalë nga muaji Shkurt 2009 deri më Shtator 2012 në Kosovë. Selmani thotë se distancohet nga çdo lloj përgjegjësie që i është ngarkuar nga kompania duke abuzuar pa dijeninë e tij.

Reagimi

“Komunikat për media

Në bazë të shkrimeve nëpër media, jam njoftuar se mua Bekim Mehmet Selmani më eshte keqpërdorur diploma nga kompania “Alko Impex General Counstractioni” kompani në të cilën unë kam punuar nga muaji Shkurt 2009 deri më Shtator 2012 në Kosovë. Me ketë raste dua të distancohem nga çdo lloj përgjegjësie që më është ngarkuar nga kompania në fjalë duke abuzuar me dokumentacionin tim, pa dijenine time. Për përdorimin e diplomës time, keqperdorimin e të dhënave personale, dhe keqperdorim të dhënave personale në faksifikim të dokumentit do të njoftohen organet përkatëse. Dua të theksoj se unë qe 4 vite jetoj dhe punoj jashte Kosoves dhe te gjitha këto keqpërdorime janë bërë pa dijenin time.

Me respektë Bekim Selmani”

Të fundit