Flash News

KRYESORE

Tenderat sekret, PD: Nesër provat për zjarrin në ministrinë e Shëndetësisë

Tenderat sekret, PD: Nesër provat për zjarrin në ministrinë

Më herët sot, PD ka hedhur akuza se në ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarr dhe janë djegur dokumentet e tenderave.

Më pas, ministrja Manastirliu mohoi akuzat.

Në një reagim, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shprehet se ministrja gënjeu dhe për këtë duhet të bëhet pjesë e hetimit jo vetëm për vjedhjen, por edhe manipulimin e dokumentave përmes djegies.

Bardhi është shprehur duke thënë se nesër PD do publikojë provat.

“Fronti i vjedhjes me tendera sekret vazhdon avazin e gënjeshtrës! Asgjë e re nga bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhje dhe në fshehjen e vjedhjes së parave të shqiptarëve me tendera sekret në kohë pandemie.

Ogerta Manastirliu gënjen paturpësisht për zjarrin e rënë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ne kemi prova për këtë skandal dhe do t’i bëjmë publike nesër.

Fakti që Ministrja gënjen për zjarrin duhet të bëhet pjesë e hetimit jo vetëm për vjedhjen, por edhe manipulimin e dokumentave përmes djegies. Ajo gabon rëndë që mendon se duke i zhdukur provat do të shpëtojë nga burgu.

Ogerta Manastirliu boll nxorre tym nga koka dhe gënjeshtra nga goja. E kuptojmë që ky skandal të djeg shumë. Ky është zjarr që të çon në burg dhe nuk e shuan dot me ujë!

Të fundit