Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Tenderi i Ministrisë së Financave: Dy bileta udhëtimi për në Afrikën e Jugut. Sekret kostoja, mister qëllimi
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit, ka hapur tenderin për blerjen e dy biletave të trasportit ajror për dy persona me destinacion Kejp Taunin e Afrikës së Jugut.
Në dokumentet shoqëruese të institucionit në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që drejtohet nga Anila Denaj, fshihet kostoja, ashtu si dhe qëllimi i udhëtimit drejt shtetit të zhvilluar afrikan.
Udhëtimi do të kryhet në 16 shtator në Tiranë dhe do të mbyllet pas katër ditëve, më 22 shtator, shkruan titullari i ministrisë, Riza Hasanaj. Specifikohet se biletat e udhëtimit duhet të përfshijnë bagazhe të plota, ndërsa nuk pranohen oferta që kanë më shumë se një tranzit.
Praktikisht tenderi nuk ka ndonjë anomali, veç destinacionit të çuditshëm, duke ngritur pyetjen se çfarë kërkojnë dy punonjës të Ministrisë së Financave në Afrikën e Jugut, shtet që shquhet për turizimin dhe florën e faunën e pasur.
Nuk është hera e parë që një ministri shpall tendera të tillë. Më 2 gusht, dikasteri i Transportit dhe Energjitikës i Belinda Ballukut hapi garën për një biletë avioni nga Tirana në Zanzibar të Tanzanisë.
Në të kërkohej që nisja nga Tirana të bëhej më 5 gusht në orën 9:20, me një ndalesë në Stamboll, para mbërritjes në Zanzibar. Bileta duhet të jëtë ekonomi klas dhe të përfshihen bagazhe të plota, siç shihet nga dokumenti i mëpushtëm.
“Kthimi nga Zanzibari me datë 10 Gusht 2019 ora .04.00, mbërritja në Stamboll 12.55, nisja nga Stambolli 19.20, mbërritja ne Tirane ora 20.00 “, shkruhej në tender, në të cilin nuk bëhej publike kostoja e udhëtimit. Tenderi është i firmosur nga Sekretarja e Përgjithshme e kësaj ministrie, Viola Haxhiademi.