Flash News

KRYESORE

“Tenderi i pastrimit të spitaleve dhe rrobave, baxhanaku i Beqajt merr 30 %”

“Tenderi i pastrimit të spitaleve dhe rrobave, baxhanaku i Beqajt

Ish-kryeministri Berisha akuzon ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe baxhanakun e tij, se janë të përfshirë në një aferë mafioze të tenderit për pastrimit e spitaleve dhe rrobave.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Berisha duke iu referuar qytetarit dixhital shkruan se baxhanaku i Beqajt ka marrë 30% përmes kompanisë "Devis shpk".

Statusi i Berishës:

Qytetari dixhital denoncon:

- Mafien, qe kontrollon te gjithe tenderat e pastrimit te spitaleve dhe rrobave!

- Baxhanakun e famozit Beqja qe merr 30%!

"i nderuar z Berisha , si cdo gje dhe pastrimin ne spitalin psikiatrik ne vlore e ka marr devis shpk kompani me pronesi te Kristina Lenka,gruaja pa celebrim por me femije e lefter lamajt. Ky eshte krytari nje grupi kriminal qe merret me droge vrasje. Vellai vet eshte ne burg i arrestuar me vendim te gjykates italiane, Lefteri ka letrat qe i kane ardh nga italia po ja zhduku ministria e drejtesise . Keta kane kap me presion e shantazhe gjithe tenderat e pastrimit dhe larjes se rrobave. Beqen e kane si ushtarin e tyre se per cdo pune i japin baxhanakut te Beqes 30%. I bejne presion per terheqje nga gara duke perdor kriminel gjithe kompanive por dhe drejtoreve te spitaleve.Kane nje organizim te mirefillte mafioz."

I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi akuzat publike te qytetarit dixhital! sb

 

Të fundit