Flash News

KRYESORE

Tension për Teatrin, Basha: Çdo hap pro prishjes, një akt i pastër lufte; Budina: Më kanë kërcënuar

Tension për Teatrin, Basha: Çdo hap pro prishjes, një akt i

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me artistët që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar, ku ka deklaruar se çdo hap para për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte.

“Rama dhe banda e tij sulen për të tjetërsuar Teatrin Kombëtar për të vjedhur këtë pasuri, për të shkatërruar. Edhe në kohë pandemie këta e kanë mendjen vetëm për të vjedhur. Këtë duan ta bëjnë në mënyrën më të dhunshme të mundshme. Aleanca dhe qytetarët janë përballur me dhunë ndërkohë që është diçka që i takon të gjithë qytetarëve. Çdo hap përpara për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte ndaj artistëve e qytetarëve. I bëj thirrje demokratëve, mbështetësve të opozitës, të djathtëve e të majtëve.

Le ta presin zjarrin nga Surreli deri tek qendrat tregtare të oligarkëve dhe krimit të organizuar. Teatri është vija e kuqe”, theksoi Basha.

Nga ana tjetër regjisori Edmond Budina, tha se ka marrë kërcënime nga profile false në Facebook.

Mua ma kanë ardhur kërcënime që në fotografitë e tyre kishin Al kaponen. Këto kërcënime t’i mbajnë për veten e tyre. Me ne nuk do te luajnë më, pasi ne jemi atje ne mënyrën më paqësore të mundshme”, tha Budina.

Të fundit