Flash News

KRYESORE

Tension te Kukësi, gjoba dhe pezullime para ndeshjes me Torpedon

Tension te Kukësi, gjoba dhe pezullime para ndeshjes me Torpedon

Ekipi i Kukësit do të zhvillojë të enjten ndeshjen e kthimit të Ligës së Europës kundër skuadrës gjeorgjiane të Torpedo Kutaisi, ku sfidën e parë e humbën 5:2.

Situata në kampin verilindor nuk duket premtuese pasi mësohet se klubi ka pezulluar portierin Stivi Frashëri për shkak të disa pasigurive që ai shfaqi në ndeshjen e parë dhe kanë gjobitur me 4 mijë euro sulmuesin Sebino Plako, pasi ka humbur avionin e kthimit në ndeshjen kundër Kababagut.

Portieri Frashëri do të zëvëndësohet nga kosovar, Faton Maloku ndërsa në vend të Plakujt mund të luajë sulmuesi i afruar rishtazi, Rexhinaldo ose Haris Harba.

Ekipi i drejtuar nga Armando Cungu duhet të fitojë me rezultatin 3:0 në mënyrë që të kalojë në raundin tjetër, çka duket praktikisht mjaft e vështirë.

Të fundit