Flash News

KRYESORE

Tension tek Argjentina, grushte mes lojtarëve

Tension tek Argjentina, grushte mes lojtarëve

Rezultatet e dobëta këtë Botëror ka bërë që klima tek skuadra e Argjentinës të jetë e tensionuar. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, ka pasur edhe një incident ku janë përfshirë Havier Maskerano dhe Kristian Pavon.

Lajmin e ka raportuar Karuzo Lombardi, ish-trajneri i skuadrës së Tigre, i cili ishte prezent në ambientet e brendshme të stadiumit pas përfundimit të ndeshjes Argjentinë-Kroaci. Ai ka treguar se Pavon ka kritikuar paraqitjen e skuadrës duke ju drejtuar Maskeranos si një nga lojtarët më të vjetër të përfaqësueses. Por në këtë moment, Maskerano i është kthyer me tone diskriminuese, aq sa talenti i Boka Junjorsit nuk është përmbajtur dhe e ka goditur me grusht.

Ka qenë ndërhyrja e stafit teknik që ka bërë të mundur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Ndërkohë, në seancën e djeshme stërvitore të dy lojtarët kanë vendosur të bëjnë paqe mes tyre pasi mes të dyve ka pasur një shtrëngim duarsh.

Të fundit