Flash News

KRYESORE

Tension tek Real Madrid, Marcelo “sherr” me Modric

Tension tek Real Madrid, Marcelo “sherr” me Modric

Momenti i keq që po kalon Real Madrid ka bërë që të nisin përplasjet brenda ekipit madrilen. Këtë herë përplasja ka qenë mes mes mbrojtësit brazilian, Marcelo, dhe mesfushorit kroat.

Dyshja Marcelo-Modric ka pasur një moment të tensionuar, pasi braziliani ka gabuar gjatë një kundërsulmi të vendësve duke kërcënuar skuadrën e Realit, megjithatë Luka Modric i është hakërryer Marcelos për këtë gabim.

Më pas mbrojtësi brazilian i është përgjigjur duke thënë se: “Ti më thua se gabova… Ti nuk gabon kurrë?”

Kjo situatë nuk ishte e vetmja e cila është vënë re në sfidën mes Gironës dhe Realit. Djemtë e trajnerit Zinedine Zidane kanë pasur edhe raste të tjera, tek të cilat nuk janë kuptuar me njëritjetrin.

Të fundit