Flash News

KRYESORE

Tensionet e fundit, Meta thërret nesër opozitën te pallati i Brigadave

Tensionet e fundit, Meta thërret nesër opozitën te pallati i

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka thërritur nesër në një takim kreun e PD, Lulzim Bashën dhe aleatët e opozitës, të cilët pas shembjes së Teatrit Kombëtar kanë bërë thirrje për protesta.

Pjesë e axhendës së takimit, mësohet se do të jenë shembja e Teatrit Kombëtar, bllokimi i tryezës së Reformës Zgjedhore, po ashtu dhe zhvillimet e tjera politike.

Shembja e Teatrit Kombëtar është quajtur nga kreu i shtetit si akt cubash, por dhe si akt i programuar shkombëtarizues.

Ditën e djeshme, Meta takoi disa nga ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian.

Të fundit