Flash News

KRYESORE

Tensionet Greqi-Turqi, Mitsotakis: Kthimi i anijes ‘Oruc Reis’ është hapi i parë pozitiv

Tensionet Greqi-Turqi, Mitsotakis: Kthimi i anijes ‘Oruc Reis’

"Hapi i parë pozitiv" Kështu e ka konsideruar kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kthimin për në Turqi të anijes kërkimore turke “Oruc Reis”, e cila u rikthye në Antalia.

“Kthimi i ‘Oruc Reis’ është hapi i parë pozitiv. Shpresoj që të ketë vazhdimësi në këtë aspekt. Ne duam të bisedojmë me Turqinë, por në një klimë ku nuk do të ketë provokime”, u tha gazetarëve në Selanik, kryeministri grek, Mitsotakis.

Sipas Mitsotakisit, dialogu është mënyra e vetme për të tejkaluar problemet që kanë dy shtetet sa i përket përcaktimit të kufirit ujor.

“Hapi i parë (nga Turqia) do të përmirësojë situatën sa i përket marrëdhënieve tona dypalëshe”, tha ai.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë u rritën së fundmi lidhur me pretendimet e të dyja palëve për burimet natyrale Mesdheun Lindor.

Të fundit