Flash News

KRYESORE

Tensionet në Bjellorusi, ndërhyn Putin: I gatshëm të dërgoj forcat ruse

Tensionet në Bjellorusi, ndërhyn Putin: I gatshëm të

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se ai është i gatshëm të dërgojë forcat ruse në Bjellorusi nëse protestat atje dalin jashtë kontrollit.

Në një intervistë për televizionin shtetëror rus, Putin tha se aktualisht nuk kishte ndonjë nevojë të tillë dhe shprehu shpresë për stabilizimin e situatës në vendin fqinj.

Presidenti i Bjellorusisë për 26 vjet, Aleksandër Lukashenko, po përballet me javë protestash kundër rizgjedhjes së tij për një mandat të gjashtë në votimin e 9 gushtit, për të cilin opozita thotë se ishin zgjedhje të manipuluara.

Putin i tha televizionit shtetëror rus se Lukashenko i ka kërkuar atij të përgatisë një kontigjent rus të zbatimit të ligjit për t'u vendosur në Bjellorusi nëse është e nevojshme.

Megjithatë të dy janë të mendimit se tani nuk është ende nevoja për një akt të tillë.

"Ne kemi rënë dakord të mos e përdorim atë derisa situata të dalë jashtë kontrolit dhe elementët ekstremistë që veprojnë nën mbulesën e parullave politike të kalojnë kufijtë e caktuar dhe të fillojnë të djegin makinat, shtëpitë dhe bankat ose të marrin përsipër ndërtesat administrative", tha ai .

Sakaq perëndimi e ka dënuar sjelljen e Lukashenkos ndaj protestuesve dhe i ka kërkuar atij të fillojë një dialog me opozitën.

Putin nisur nga keto rekomandime ka akuzuar forcat e huaja “ të paidentifikuara” se po përpiqeshin të fitonin avantazhe politike nga trazirat në Bjellorusi.

"Ata duan të ndikojnë në procese dhe të marrin vendime të caktuara, të cilat ata mendojnë se përputhen me interesat e tyre politikë," tha Putin.

Të dy vendet kanë një marrëveshje bashkëpunimi që parashikon lidhje të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake edhe pse herë pas herë ka pasur edhe tensione midis tyre

Të fundit