Flash News

KRYESORE

Tensionet në Kuvend, Lubonja paralajmëron: Këto ngjarje janë preludet e një situate shpërthyese

Tensionet në Kuvend, Lubonja paralajmëron: Këto ngjarje janë

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet që ndodhën sot në parlament mes opozitës dhe mazhorancës. Sipas tij, ngjarja sotme dhe atyre që pritet të ndodhin në ditët në vijim mund të sjellin një situatë konfliktuale dhe shpërthyese ose me e keqja do te jete nenshtrimi ndaj kesaj mazhorance.

"Ka mungesë dialogu, komunikimi. Për mua ata duhet të ishin në hetim të lirë, por problemi është prokuroria, opozita mund t’ja hidhnin miellin Prokurorisë. Problemi që agravoihet dita ditës, kjo mazhorancë e shoh tepër arrogante, ajo që më shqetëson është që këta janë gjithë këta deputetë që i shohin haptazi këto koncesionet që duken hapur grabitje, 2 mln ai Kastrati e do marri 400 milionë pas ca vitesh. E këta deputetë nuk thonë një fjalë. Nëse Arta Marku do kishte hapur procedura për këtë lloj koncesioni që sic doli ishte dhe falsifikuar, e bëhet fjalë për humbje të mëdha, unë shoh një situatë që mund të jetë shpërthyese, këto janë preludet një situate që do ketë konflikt ose do ketë autoritarizëm të plotë të partisë në pushtet”, u shpreh analisti ne emisionin “Studio e Hapur” te gazetares Eni Vasili.

Të fundit