Flash News

KRYESORE

Tensionet në Shqipëri dhe Kosovë, Rama dhe Thaçi takohen në Tiranë

Tensionet në Shqipëri dhe Kosovë, Rama dhe Thaçi takohen

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Hashim Thaçi janë takuar ditën e sotme në Tiranë. Takimi është zhvilluar në një prej restoranteve të kryeqytetit, ndërkohë që nuk ishte lajmëruar më parë për një vizitë të kreut të shtetit kosovar në Shqipëri.

Shqipëria dhe Kosova po përballen muajt e fundit me kriza të brendshme dhe të jashtme. Protesta e banorëve të Kukësit kundër taksës në ‘Rrugën e Kombit’ dhe marrëdhëniet e ndërlikuara me Greqinë, e kanë vendosur në vështirësi qeverinë Rama, në një kohë kur vendi pret hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ndërkohë në Kosovë situata paraqitet më serioze. Atje qeveria nuk i ka numrat e mjaftueshme për të drejtuar vendin, pas largimit të Listës Serbe. Sikur të mos mjaftonin tensionet me Beogradin, kryeministri Ramush Haradinaj është përfshirë në një kurs përplasjesh edhe me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, i cili dyshohet se në bashkëpunim me presidentin Thaçi, kanë organizuar arrestimin dhe ekstradimin e 6 shtetasve turq drejt Ankarasë.

Të fundit