Flash News

KRYESORE

Tensionet para Kryeministrisë, si i paraqitën mediat e huaja

Tensionet para Kryeministrisë kanë marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja. Ato kanë përcjellë kryesisht momentin kur protestuesit kanë kaluar kordonin e policisë për të shkuar drejt ndërtesës së Kryeministrisë.

“Washington Post” shkruan se mijëra mbështetës të opozitës në Shqipëri janë përplasur me policinë në një protestë anti-qeveritare, duke thënë se kabineti është i korruptuar.

“Reuters” shkruan se protestuesit, pasi hodhën bomba molotov, u përpoqën të thyejnë edhe xhamat e Kryeministrisë, duke goditur me mjete të forta.

“Dhunë në protestën e opozitës në Tiranë. Mijëra persona kanë dalë në sheshin e kryeqytetit shqiptar duke protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit. Protestuesit kanë thyer kordonin e policisë duke kërkuar të futen në Kryeministri me dhunë”, shkruan La Repubblica.

Të fundit