Flash News

KRYESORE

Tensionet SHBA-Iran/ Rriten masat e sigurisë nga anti-terrori në Shqipëri

Tensionet SHBA-Iran/ Rriten masat e sigurisë nga anti-terrori në

Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme janë shtuar së tepërmi, situata është reflektuar edhe në Shqipëri. Në vendin tonë qëndrojnë rreth 3 mijë muxhahedinë, të cilët përbëjnë opozitën iraniane dhe gjithashtu janë shpallur armiq të regjimit aktual.

Në të kaluarën, autoritetet arritën që të parandalonin sulme kundrejt tyre, por frika është e madhe tek agjentët e anti-terrorit se mund të ketë sërish tentativa, me Iranin që ka paralajmëruar hakmarrje ndaj SHBA-së pas vrasjes së numrit 2 të vendit, gjeneralit Qassem Soleimani, komandant i forcave revolucionare Quds të Iranit

Goditja e muxhahedinëve, të cilët janë nën kujdesin edhe të amerikanëve mund të realizohet nga regjimi iranian. Nisur nga kjo, agjentët e anti-terrorit kanë rritur masat e sigurisë gjatë ditëve të fundit, duke monitoruar objektet e rëndësisë së veçantë. Po ashtu, ata kanë rritur shkëmbimin e informacionit me agjencitë vendase dhe të huaja.

Shtetasit iranianë që qëndrojnë në vendin tonë dhe objektet ku ata janë dislokuar po mbahen nën vëzhgim. Në tetor të 2019 policia shqiptare deklaroi se zbuloi një celulë që drejtohej nga forcat Quds e cila do të organizonte sulm terrorist në kryegjyshatën botërore bektashiane në Tiranë ditën e Sulltan Nevruzit, ku policia ndaloi 3 iranianë.

Të fundit