Flash News

KRYESORE

Tensioni me Ramën/ Albin Kurti dhe Ditmir Bushati takohen në Tiranë

Tensioni me Ramën/ Albin Kurti dhe Ditmir Bushati takohen në

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë sot në Tiranë ku ndër të tjera ka mbajtur një fjalim në Fakultetin e Shkencave Sociale, duke i dhënë mbështetje pedagogëve dhe studentëve bojkotues.

Në kryeqytetin shqiptar, Albin Kurti ka zhvilluar takime edhe me disa zyrtarë shqiptarë, që deri në mbrëmje nuk ishin bërë publike.

Në intervistën për ‘A Krasta’, Kurti u pyet për takimin me presidentin Ilir Meta, por lajmi ishte takimi që ka zhvilluar me ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ai e vlerësoi lart figurën e Bushatin dhe kontributin që ka dhënë për Kosovën.

“Kemi shumë ide të përbashkëta në aspektin politik dhe ideologjik. Shoh te ai një çiltërsi që nuk e gjej te asnjë politikan tjetër. Mendoj se është punëtor i madh dhe i heshtur”, u shpreh Kurti për Bushatin.

Takimi i Kurtit me Bushatin është zhvilluar në një moment kur Partia Socialiste ka shtuar kritikat ndaj liderit të Vetëvendosjes. Mirela Kumbaro dhe Erjon Braçe reaguan sot ashpër kundër fjalimit të Kurtit në fakultet, ndërkohë që Bushati e ka pritur në takim.

Pak javë më parë u raportua edhe për shkëmbim mesazhesh të ashpra midis Edi Ramës dhe Albin Kurtit, që tregojnë për tension në marrëdhëniet e dy ish-miqve.

*foto arkivë

Albin Kurti kërkon ‘pranverë shqiptare’: Kemi armikun e brendshëm që po bashkëpunon me armikun e jashtëm

Të fundit