Flash News

KRYESORE

Tensioni në protestë, dhunohet dhe gjakoset kryeredaktori i gazetës shqiptare

Gazetari Bledi Kasmi është dhunuar dhe gjakosur në protestën e sotme të opozitës. Kryeredaktori i gazetës ‘Rilindja Demokratike’ raportohet të jetë goditur nga efektivët e policisë.

“Narkobanditet me uniforme pergjakin protesten e opozites, godasin kryeredaktorin e gazetes Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Protesta e opozitës është tensionuar pasi qytetarët janë afruar pranë godinës së Ministrisë së Brendshme. Forca të shumta të policisë kanë qenë të pranishme për të mbajtur larg protestuesit nga godina, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike.

Video/ Berisha u afrohet policëve dhe u jep mesazh për Xhafajn: Ju mos kini asnjë merak...

Të fundit