Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Tensioni SHBA-Iran/ Ambasada shqiptare në Turqi mesazh shqiptarëve që punojnë në Irak
Ambasada shqiptare në Turqi u ka bërë thirrje shqiptarëve të cilët punojnë në Irak që të kontaktojnë me këtë institucion, nisur nga situata e tensionuar në këtë shtet. Gjendja është acaruar së tepërmi midis Iranit dhe SHBA-së pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani, nga një dron amerikan.
Kryeministri shqiptar dhe politika në vend i kanë dalë në krah SHBA-ve dhe mbështesin luftën ndaj aktorëve dashakeqës në rajon e më gjerë.
“Nisur nga situata e tensionit që po kalon Lindja Mesme,i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që punojnë në Irak(Bagdad),në rast nevoje për ndihmë konsullore të kontaktojnë Ambasadën Shqiptare në Ankara në adresën:[email protected] tel: 0090 312 441 61 03-04.@AlbanianDiplo”, ishte mesazhi i ambasadës turke në Twitter.
Ndërkohë që në Shqipëri strehohet opozita iraniane, që regjimi iranian e ka shpallur armike. Më herët janë parandaluar akte terroriste ndaj muxhahedinëve në Tiranë dhe Tirana zyrtare ka shpallur diplomatët iranianë në vend persona non-grata.