Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Tensioni me Turqinë, Nikos Kotzias: Janë të irrituar sepse po zgjidhim problemet me Shqipërinë. Greqia nuk e ka humbur influencën
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka komentuar situatën e tensionuar në raportet me Turqinë, duke theksuar se një nga arsyet e irritimit të Ankarasë është zgjidhja e problemeve midis Athinës dhe Tiranës.
Sipas Kotzias, Turqia po e humbet “harkun ballkanik” dhe po luhatet midis arrogancës dhe pasigurisë.
“Turqia është e irrituar nga zgjidhja e problemeve Shqipëri-Greqi, pasi po humbet harkun ballkanik dhe luhatet mes arrogancës dhe pasigurisë. Greqia është shtet me aleatë, diplomaci e sistem mbrojtës të fuqishëm, nuk është Irak e Siri dhe nuk ka hapësire për provokime te tilla”, ka thënë Kotzias.
Më tej, ai ka paralajmëruar Turqinë dhe shtetet ballkanike se Greqia nuk e ka humbur influencën nga kriza ekonomike, ndërsa kërkoi bashkëpunim më të mirë.
“Ballkani dhe Turqia nuk duhet te besojnë se Greqia ka humbur influencën nga kriza ekonomike. Greqia me ekonomi te fuqishme dhe miqësore me fqinjët ballkanas, është ilaçi më i mirëe ndaj Turqisë. Mbyllja e çështjeve ne Ballkan synon ne paqen dhe stabilitetin e rajonit. Duam te rikthejmë Ballkanin bashkëpunues, paqësor e miqësor ne rajon. Mos te kemi grindje por te orientohemi drejt te ardhmes. Historia te behet shkolle e jo burg”, ka deklaruar ministri grek.