Flash News

KRYESORE

Tensioni Veliaj-Noka vijon edhe te shkallët e Kryesisë së Kuvendit

Tensioni midis Erion Veliajt dhe Flamur Nokës ka vijuar edhe në ambientet e tjera të Kryesisë së Kuvendit, pas përplasjes në sallën e Komisionit të Edukimit.

Kryebashkiaku Veliaj ishte duke folur për mediat kur deputeti demokrat zbriti nga shkallët dhe filloi t’i drejtohej kamerave. Ai ka paralajmëruar Veliajn se nuk do të mund të vjedhë qytetarët e Tiranës me projektin e prezantuar nga kompania Fusha për teatrin dhe kullat në qendër të Tiranës.

Sapo ka dëgjuar Nokën, Veliaj bëri disa hapa mbrapa, ndërkohë që deputeti tjetër i PD, Klevis Balliu kritikoi mediat për hapësirën që i krijojnë një vrasësi, duke iu referuar vdekjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Sa i përket përplasjes me Albana Vokshin në komision, kryebashkiaku i Tiranës tha: "Jam ftuar për të qenë në Komision nesër nga mazhoranca. I kam komunikuar kryetares së Komisionit, duke qenë se nesër presim një vendim për Tiranën, u paraqita siç kishim rënë dakord. Përpara seancës thashë se po i bëj këto dëgjesa sot, meqenëse nesër do jem në Barcelonë."

Dy deputetët e PS që u shndërruan në truproja të Erion Veliajt. Pas sherrit, kryebashkiaku strehohet në një tjetër sallë

U largua me sherr nga Komisioni i Medias, Erion Veliaj takon direkt tre zyrtarët e lartë të PS

Të fundit