Flash News

KRYESORE

Tensionohet situata, flamuri shqiptar digjet në mes të Athinës

Tensionohet situata, flamuri shqiptar digjet në mes të Athinës

Ka mjaftuar një ngjarje që të ndizen tensionet ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve. Nëse më herët, shqiptarët kanë qenë ata që tensionoheshin, pasi bijtë e tyre rriheshin e vriteshin në komisariate e burgje të Greqisë, ose qoftë rrugëve të shtetit fqinj, tani janë grekët ata që kanë tensionuar situatën.

Në zemër të Greqisë, në kryeqytet, në Athinë është djegur flamuri shqiptar. Personat që kanë kryer të tillë gjest kanë thirrur kore raciste ndaj shqiptarëve.

Ata këndojnë dhe bëjnë thirrje për hakmarrje. Kurse në duart e tyre ka parulla problematike, ku njëra prej tyre thotë: “Kostandin Kaçifas, i pavdekshëm”.

Edhe këtë herë, grekët kanë zgjedhur këngë për të kënduar kundër shqiptarëve.

Kënga e tyre:

 Ata dëgjohen teksa thonë njëzëri:

Gjaku rrjedh dhe kërkon hakmarrje

Çekiç dhe flakë për qentë shqiptarë

Dëgjoni mirë derra shqiptarë, do kthehemi sërish dhe do dridhet toka

Ushtria greke në Vorio Epir, gjaku rrjedh dhe hakmarrje kërkon

Jashtë tani të gjithë shqiptarët

Të fundit