Flash News

KRYESORE

Tensionohet situata gjatë aksionit të IKMT në Jalë, ndërhyjnë Forcat Speciale

Tensionohet situata në Jalë, gjatë aksionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Banorët kanë kundërshtuar ndërhyrjen e fadromave të IKMT-së, pasi ata pretendojnë se janë me dokumente të rregullta dhe se nuk janë njoftuar në kohë për këtë aksion.

Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe është parashikuar që të shemben 10 objekte, që u përkasin shtatë familjeve. Këto banesa përdoreshin për pushuesit gjatë verës.

Ndërkohë, aksioni është shoqëruar herë pas here me tensione mes banorëve dhe policisë. Siç duket, është dashur edhe ndërhyrja e Forcave Speciale të pranishme në këtë ndërhyrje. Sipas autoriteteve lokale, banesat janë ilegale dhe janë shkualifikuar nga AULIZNI, pasi ndodhen në një zonë ushtarake.

 

Të fundit