Flash News

KRYESORE

Tensionohet situata jashtë Kuvendit, protestuesit çajnë kordonin e parë e policisë, ndërhyjnë Forcat Speciale

Tensionohet situata jashtë Kuvendit, protestuesit çajnë

Situata para Parlamentit është tensionuar, duke shkuar në dhunë fizike. Protestuesit kanë filluar të përplasen me forcat e policisë duke carë kordonin e parë të policisë. Sipas raportimeve të gazetarëve dy protestues janë dëmtuar gjatë konfrontimit që kanë pasur me oficerët e policisë.

Mes tyre ka dhe efektivë të dëmtuar për shkakto këtyre përplasjeve. Në mbështetje të forcave të policisë kanë ardhur dhe Forcat e Armatosura të cilat kanë formuar përsëri kordonin në hyrje të parlamentit.  Mes protestuesve dallohet kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila së bashku me qytetarët kërkon të çaj kordonin e policisë.

 

Të fundit