Flash News

KRYESORE

Tensionohet situata/ Kuksianët i vënë kavon derës të KZAZ (Video)

Tensionohet situata/ Kuksianët i vënë kavon derës të

Qytetarët dhe mbështetësit e PD në Kukës po bëjnë rezistencë pranë KZAZ-së nr11, për largimin e materialeve zgjedhore për ç’dekretimin e datës 30 Qershor.

Ish-kryministri Sali Berisha ka postuar në Facebook një video ku shihen protestuesit që djegin gomat dhe një punonjës i Policisë që nga tarraca e një pallati hedh gaz-lotsjellës ndaj këtyre të fundit.

Mbështetës të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar si dhe shumë qytetarë të tjerë, i kanë vënë kavon derës së KZAZ-së pavarësisht rezistencës së Policisë.

Mësohet se dy persona kanë humbur ndjenjat nga gazi lotsjellës.

Të fundit