Tensionohet situata në Kuvend, Murrizi bllokon foltoren, Ruçi e paralajmëron me përjashtim

Është ndërprerë seanca e sotme parlamentare pas një debati të shkaktuar mes Gramoz Ruçit dhe deputetit të opozitës Myslim Murrizi pasi ky i fundit bllokoi foltoren.

Ndërsa Ruçi i kërkoi deputetit që të largohej nga foltorja, ky i fundit nuk i është bindur, ndërsa sigurimi ka rrethuar foltoren, ku të pranishëm ishin kolegët Korab Lita dhe Halit Valteri.

Pas kësaj Ruçi ndërpreu seancën, për një pushim.

Ruçi e paralajmëroi me përjashtim nga seanca Murrizin.

“Uluni, ju lutem. Ju të shërbimit ulni, Ikni andej. Nëse doni të dëgjoni, zotit Gjuzi i dhashë fjalën se kishte fjalën, po për replikë. E dyta; kini në dispozicion dhe 15 minuta për çështjet që do hapej. Flisni për se të doni dhe për çfarë të doni. Do ju jap fjalën menjëherë, ulni! Do marr masa. Do të jap vërejtje. Po pres dy minuta, do përjashtohesh nga salla. Grupi i maxhorancës kërkon 5 minuta pushim”, tha Ruçi.