Flash News

KRYESORE

Tensionohet situata në protestën e naftëtarëve, përplasje me policinë

Tensionohet situata në protestën e naftëtarëve të Ballshit në qendër të Tiranë.

Ata janë përplasur me policinë pasi kjo e fundit nuk i ka lejuar të shkojnë drejt ministrisë së Infrastrukturës dhe Ekonomisë, pasi sipas tyre kanë 12 muaj pa marrë pagën dhe për të vendosur kontakte me këtë dikaster.

Sipas tyre, kjo ministri mund të jetë përgjegjësja që mund t’i japë zgjidhej problemit të tyre.

Megjithatë, në protestë ka patur që prej nisjes së tubimit një prani të shtuar të uniformave blu dhe forcave ‘Shqiponja’.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e vendosur nga policia, por nuk ja kanë dalë dot, ndërsa tensionet janë shoqëruar me përplasje fizike mes tyre.

 

Të fundit