Flash News

KRYESORE

Tensionohet situata te Chelsea, portieri Courtois nuk e pret mirë ultimatumin e Sarrit

Tensionohet situata te Chelsea, portieri Courtois nuk e pret mirë

Portieri Thibaut Courtois nuk u paraqit pasditen e sotme në fushën stërvitore të klubit në orën 16:00 në bazën Kobham të Chelseat.

‘The Telegraph’, shkruan se trajneri Maurizio Sarri planifikonte të bisedonte ballë për ballë me belgun, por ai qëndroi në Belgjikë, ku këtë fundjavë u nderua nga ish-klubi i tij, Genk.

Portieri ka refuzuar edhe të ndjekë në stadium ndeshje e “Community Shield” të dielën, ku ekipi u mund Manchester City, 2:0.

26-vjeçari këkohet nga Reali i Madridit, ndërsa po përdor të njëjtën strategji si sulmuesi Diego Kosta, i cili u bashkua me Atletikon e Madridit, pasi bojkotoi për Chelsean për një kohë të gjatë.

Të fundit