Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Tentohet të rrëmbehet deputeti shqiptar, policia arreston autorin
Para dhjetë ditëve, dy persona kanë tentuar të rrëmbejnë deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Nismas, Milaim Zekën.
Sipas deputetit, personat e panjohur i prerë rrugën rreth orës 24:00; ngjarje të cilën e ka raportuar në Policinë e Kosovës. “Rasti ka ndodhur pas orës 24:00. Dy persona ka qenë. Nuk dua që të deklarohem rreth rastit. Unë që moti kam kërcënime. Rastin e kam raportuar në polici. Unë nuk dua që të japi detaje të tjera. Flisni me policinë”, është shprehur Zeka.
Nga ana tjetër, policia e Kosovës ka një version ndryshe lidhur me këtë ngjarje, teksa sqaron se personi që ka qenë duke drejtuar automjetin ishte një i ri pa patentë.
“Nga hetimi paraprak ka rezultuar se vetura nga e cila është ndjerë i shqetësuar ose i ngacmuar ankuesi, ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur, i cili pasi është ndaluar nga policia është konstatuar se nuk ka poseduar patentë shoferi për drejtim automjeti”, thuhet më tej.
Për këtë ndaj tij është shqiptuar masa administrative për kundërvajtje, përderisa për pjesën e ngacmimit policia është duke u punuar me qëllim hetimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave.