Flash News

KRYESORE

Tentoi të abuzojë me studenten, del video e shoqërimit të efektivit të FNSH-së në Shkodër

Tentoi të abuzojë me studenten, del video e shoqërimit të

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi mesazhin e një studenti që shkruante se një polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka tentuar të përdhunojë një studentë të Fakultetit të Drejtësisë, po ashtu ka ngacmuar edhe disa pedagoge.

Një video e publikuar më vonë, tregon se studentët e kanë mbajtur feketivin  të izoluar në ambientet e fakultetit deri në momentin e mbërritjes së forcave të policisë të cilët kanë bërë edhe shoqërimin e tij në komisariatin e Shkodrës.

Sipas policisë, ndryshe nga sa pretendojnë disa studentë, efektivi i FNSH-së në momentin që ka ngacmuar një vajzë ka qenë në rrugë dhe jo brenda fakultetit. Policia mohon që të ketë pasur kërcënime ndaj vajzës duke sqaruar se efektivi e ka pëlqyer atë dhe e ka ndaluar.

Në momentin që ka tentuar ta kapë për krahu për të folur me të vajza ka parë se efektivi kishte në brez pistoletën dhe është frikësuar.

Burime nga policia i kanë thënë ‘Balkanëeb’ se gjatë marrjes në pyetje efektivi ka mohuar ta ketë mbyllur studenten në tualet dhe se nuk e ka kërcënuar.

https://www.youtube.com/watch?v=jja29R7QvFs

https://www.youtube.com/watch?v=2Pn02joQlP0

Të fundit