Flash News

KRYESORE

Tentoi të blinte një picë me 100 euro false, arrestohet në flagrancë i riu nga Vlora

Tentoi të blinte një picë me 100 euro false, arrestohet në

Një person është vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi tentoi të blinte një picë me euro false.

Në pranga ka rëndë E. Todi, 26 vjeç, banues në Dëllënjë, Vlorë në lagjen ''Pavarsia'', ndërsa me vete i janë gjendur dy kartëmonedha 50 euro të falsifikuara.

“Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Falsifikimi monedhave'', të parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.

Gjithashtu specialistët e Seksionit të Policisë së Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin : Erjon. A., 31 vjeç, banues në Vanë, Delvinë. Shtetasi i mësipërm është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor duke drejtuar ciklomotorrin i pa pajisur me leje drejtimi përkatëse. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale ''Drejtimi mjetit në mënyrë të parregullt, të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal”, sqaron policia.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit