Flash News

KRYESORE

Tentoi të fusë drogë në burgun e Sarandës, pranga policit

Tentoi të fusë drogë në burgun e Sarandës, pranga

Arrestohet polici i burgut të Sarandës Besmir Duka. Duke qenë në shërbim me këto ambiente, ka tentuar të fusë nëpërmjet dritares së një dhome, një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 0.9 gramë, të dyshuar si “Heroinë”.

Seksioni për Trafiqet dhe Narkotikët pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të shtetasit  Besmir Duka, banues në fshatin Kopacez, Delvinë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Të fundit