Flash News

KRYESORE

Tentoi të kalonte kokainë drejt Greqisë duke përfituar nga fluksi, arrestohet 59-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 59 vjeçar dhe ka sekuestruar rreth 555 gramë kokainë në pikën kufitare të Kakavijës.

Pas një kontrolli, në zbatimit të planit parandalues për trafikun e drogës, në dalje të Republikës së Shqipërisë  policia ka zgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të  shtetasit B.R., 59 vjeç, banues në Berat.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare, në çantën e tij personale u gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë totale 555 gramë.

 

Të fundit