Flash News

KRYESORE

Tentoi të mbyste gruan me tel elektrik, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi të mbyste gruan me tel elektrik, arrestohet shqiptari në Itali

Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka tentuar të mbyste me tel elektrik gruan e tj italiane, me të cilën ishte në proces divorci.

Sipas mediave italiane thuhet se shkak i ngjarjes ishte xhelozia . Për  fat të mirë para se të ndodhte ngjarja 41-vjeçarja ka arritur ta bindë ate të heqë dore duke  thënë ta dërgonte në spital me ambulancë, pasi do deklaronte se ishte sulmuar nga një i huaj.

Duke arritur në Villa Scassi, pavarësisht nga prania e burrit, gruaja arriti t’i bënte mjekët të kuptonin se ai ishte agresori.

Mësohet se çifti prej kohësh kishte probleme, ndërsa ishin në proces divorci. Tashmë 47-vjeçari ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për vrasje në tentativë.

 

Të fundit